Vota nominale për kandidatët duket se do të ofrojë surpriza në të gjithë vendin. Nga shifrat e dala deri më tani ka të dhëna interesante për të gjitha partitë. Në Tiranë deri më tani janë numëruar vetëm 17% e kutive.
Sa i përket Kryeqytetit duhet thënë se surpriza më e madhe është në listën e PD-së. Udhëheq kreu i PD Lulzim Basha me 2816 vota, ndjekur nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 2681 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 2293.
Ndërsa në Partinë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 5575 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 3179 i cili nuk është në listën e fituesve dhe synon futjen në Parlament me vota preferenciale.
Kujtojmë se ai ka marrë në Njësinë 10 ku u bë votimi elektronik 2795 vota, por që nuk janë pasqyruar nga KQZ. Ndërkohë që Majko i cili deri tani nuk ka mandat deputeti ka vetëm 792 vota dhe rrezikon shumë. Tjetër senatore e PS-së është edhe Mimi Kodheli e cila renditet e 21-a në listë dhe deri tani ka marrë vetëm 658 vota. vota. Ndërkohë që Sali Berisha nuk është ndër më të votuarit, me 425 vota.
Në LSI kryeson Përparim Spahiu me 666 vota, ndjekur nga Floida Kërpaçi e LRI me 472 vota. Më pas vjen Kryemadhi me 355 vota. LSI ka marrë vetëm 2 mandate në Tiranë.