Barcelona mund të marrë një lajm të madh nga mbrojtësi kryesor, Gerard Pique, që shpreson të kthehet nga dëmtimi për “El Clasico” e javës së ardhshme kundër Real Madridit. Shtatlarti ka qenë jashtë veprimi që nga problemi i gjurit në fillim të marsit, pasi e ndihmoi dhe frymëzoi Barçën në atë përmbysje gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Sevilla.

34-vjeçari nuk do të kthehet për ndeshjen në shtëpi kundër Real Valladolid të hënën, por shpreson se mund të provojë të luajë në klasiken e 10 prillit. “Unë do të përpiqem të luaj kundër Real Madridit. Do ta shoh gjendjen time nga dita në ditë, – tha Pique në programin ‘Nexes’ të TV3. – Do të përpiqem të jem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo specifikisht për Real Madridin”.

Ndërkohë, Real Madridi është tronditur nga lajmi se kapiteni Sergio Ramos ka të ngjarë të humbasë “El Clasico”, si dhe dy çerekfinalet e ardhshme të Champions-it me Liverpool. Në La Liga, Barcelona po lufton për titull. Me 10 ndeshje për t’u luajtur, Atletico Madridi ka 4 pikë më shumë se katalanasit (66 pikë). Barça ka 62 pikë, me Realin në vendin e tretë, me 60 pikë. Blaugranat e presin Atletico Madridin në “Camp Nou” më 9 maj.