Mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në mënyrë që dashuria e vërtetë të mos largohet nga ju. Ky test ju ndihmon të kuptoni se çfarë ju pengon të jeni vërtetë të lumtur në dashuri. Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni këtë imazh për disa sekonda, çfarë shihni së pari në të?

Nëse gjëja e parë që patë ishte një dhelpër: U preferoni të jeni vetëm. Kjo sepse i besoni shumë vetes dhe e dini se nuk është e nevojshme të keni dikë në krah për të qenë i lumtur. Ju keni brenda vetes atë që ju duhet për të qenë i lumtur, por shpesh kjo vetë-mjaftueshmëri mund të shtojë vetminë tuaj.

Meqënëse keni tendencë të besoni se marrëdhëniet kufizojnë potencialin tuaj, nuk i jepni vend askujt që të bëhet pjesë e jetës suaj. Sidoqoftë, gjërat nuk duhet të jenë kështu. Ka marrëdhënie të lumtura dhe të shëndetshme ku të dy partnerët kanë kohë për veten dhe për gjërat që i bëjnë të lumtur. Ju keni nevojë për një marrëdhënie që ju lejon të jeni autentik, në të cilën kurrë nuk përpiqeni të përshtateni me standardet dhe që partneri kupton nevojat që keni. Ju keni gjithçka për ta gjetur këtë person, thjesht duhet ta besoni këtë.

Nëse gjëja e parë që patë ishte një lepur: Ju jeni një person i hapur kur bëhet fjalë për ndjenjat. Nuk keni frikë ose turp të tregoni atë që ndjeni në të vërtetë për ata që vijnë në jetën tuaj. Ju jepni shumë vëmendje, dashuri dhe jeni gjithnjë të pranishëm për të dashurin tuaj.

Disa mund të thonë që dashuroheni shumë shpejt, por ju e dini që zemra juaj e hapur dhe lidhja me ndjenjat tuaja janë një nga virtytet më të mëdha që keni. Por, duhet të keni kujdes, sepse zemra juaj e hapur mund të ketë dobësi. Kjo sepse shpesh harroni dhe përqendroheni vetëm tek njerëzit e tjerë. Dashuria është një nga ndjenjat më të rëndësishme dhe të fuqishme në botë, por nëse i besojmë vetëm marrëdhënieve tona, mund të lëndohemi. Duhet t’i jepni përparësi qëllimeve tuaja në jetë, lumturisë dhe zhvillimit personal. Kur përkushtoheni shumë në një marrëdhënie dhe merrni të njëjtën gjë nga partneri, lidhja juaj ka shumë gjasa të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Por nëse çdo gjë ka nisur nga varësia, atëherë gjërat nuk do të vazhdojnë për shumë gjatë. /revistapsikologji