Ditën e djeshme, Princi William dhe partnerja e tij Kate Middleton festuan 10 vite së bashku, teksa ndanë me publikun fotot më të bukura nga përvjetori i tyre.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit më 29 prill të 2011-s.
Me rastin e përvjetorit të 10-të të martesës së tyre, Harry dhe Meghan kanë bërë gjestin e bukur duke i dërguar një urim çiftit, por s’dihet ç’thuhet në të.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes tyre janë tashmë të tensionuara, për shkak të intervistës së Harry-t dhe Meghan për Oprah.
një ekspert pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.
Për revistën “Closer”, burimi ka treguar se tipi i Harry-t është impulsiv ndaj ka reaguar pa u menduar mirë, ndaj ka bërë diçka që s’mund ta kthejë më.
Nga ana tjetër, Oprah tha se “Nuk e kisha idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë.”
Oprah theksoi se është habitur gjatë kësaj interviste pasi Meghan kishte folur edhe për qasjet raciste të institucionit mbretëror, ku hamendësohej për ngjyrën që do të kishte Archie, bebushi i Meghan dhe Harry-it.
Ajo është shprehur gjithashtu se para intervistës kishte kontaktuar me ta dhe kishin diskutuar rreth objektivit kryesor të bisedës në mënyrë që të dyja palët të arrinin qëllimin e tyre.
“Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjëndje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t’i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm.”- shtoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që personazhe publikë rrëfehen tek Oprah, pasi personazhe të tjerë publikë që janë rrëfyer aty janë edhe James Frey, Lindsay Lohan dhe Tom Cruise.