Bayern Munich do të duhet t’ia dalë pa dy yjet e skuadrës në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain. Robert Lewandowski do të mungojë shkaku i një dëmtimi, kurse Serge Gnabry është infektuar me koronavirus. Edhe pse fillimisht nuk treguan se ka dalë pozitiv, tani klubi bavarez ka njoftuar se Serge Gnabry është i infektuar me virusin COVID-19 dhe do të mungojë ndaj PSG-së.

Në anën tjetër, edhe PSG ka mungesa. Verratti dhe Florenzi do të mungojnë pasi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndeshja mes Bayern Munichut dhe PSG-së zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.