Masat e udhëtimit nuk do të hiqen gjatë Pashkës Ortodokse në Greqi, njoftoi Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një mesazh të drejtpërdrejtë publik të mërkurën pasdite.
“Masat do të ndihmojnë për të ruajtur një afat kohor të rihapjes graduale të vendit, përpara sezonit të hapjes turistike të 15 majit”, tha Mitsotakis.
“Megjithatë, më 3 maj, vendet e shërbimit të ushqimit do të lejohen të kenë kliientë jashtë, ndërsa atë ditë ndalimi policor do të shtyhet në orën 23:00”, shtoi ai.
Gjithashtu, shkollat janë planifikuar të rihapen më 10 maj.