Pas suksesit të Manchester City-t ndaj Borussia Dortmund në Champions League, trajneri i Qytetarëve, Pep Guardiola, ka folur edhe për Erling Haaland, objektiv në merkato i shumë skuadrave të mëdha europiane, duke përfshirë edhe City-n.
“Është një lojtar pothuajse i pandalshëm, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të mos lejosh që t’i shkojë topi dhe të mbahet larg zonës së rreptësisë”, ka thënë Pep.
“Nuk ka vetëm shpejtësi: ka cilësi të mëdha në kontrollin e parë të topit, di të lidhet me shokët e skuadrës, është i fortë në ajër dhe një finalizues i madh. Është një super lojtar dhe në të ardhmen do të jetë akoma më i fortë”.