Dietmar Hamann, ish-lojtar i Bayern Munich dhe Liverpool, ka folur për Haaland dhe të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Sport Bild.
“Borussia ka treguar besim telojtari kur e ka marrë nga një kampionat më pak prestigjioz për 20 milionë euro dhe i ka dhënë një kontratë të madhe”, ka thënë 47-vjeçari.
“Kur shikoj se si po sillen, ai dhe këshilltarët e tij, e kuptoj se atyre nuk u intereson aspak për Borussia Dortmund. Pak para ndeshjes së rëndësishme kundër Eintracht-it, Raiola dhe babai i tij kanë shkuar në Spanjë për të folur me Barcelona-n dhe Real Madrid-in”, ka shtuar Hamann.
“Nuk më pëlqen aspak kjo gjë, Borussia meriton më shumë respekt”, ka thënë ish-mesfushori.