Fabio Cannavaro ka pasur mundësinë të përballet me sulmues nga më të fortët në botë dhe mjafton të përmendësh emra si Ronaldo Fenonemi, Gabriel Batistuta apo Pippo Inzaghi. Gjithsesi asnjë prej këtyre nuk e ka vënë në siklet më shumë se një sulmues tjetër. Cannavaro e ka pranuar vetë përmes një videoje të publikuar në “Tik Tok”.

Një fans e ka pyetur kampionin e botës se kush sulmuesi ju a vënë më shumë në telashe dhe ai ka përmendur emrin e Kennet Anderson, i cili ka qenë pjesë e Bari, Bologna dhe Lazio në Itali.

“Kennet Andersson, lojtar i Bologna që ishte i gjatë 193 centimetra dhe ishte shumë i fortë me kokë. Mendoj se në 100 duele në ajër me të, unë kam fituar maksimumi një ose dy duele. Një fenomen”, është përgjigjur Cannavaro.