Harry Kane duket se është lodhur me qëndrimin te Tottenham, ku golat e tij po vlejnë vetëm për arritje personale, pasi ekipi nuk po fiton asgjë. Sulmuesi ka kërkuar largimin prej kohësh dhe duket se dëshira do t’i plotësohet këtë verë.
Sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat angleze, presidenti Daniel Levy është dorëzuar dhe ka venodsur çmimin për largimin e Kane. Presidenti i Tottenham kërkon 150 milionë euro për të lënë të lirë anglezin.
Përveç çmimit prej 150 milionë eurosh, Levy ka dhe një kusht tjetër. Kane nuk do të shitet në Angli, por vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë ekip jashtë Premier League. Real Madrid është favoriti kryesor për të nënshkruar me Kane.