Ndërsa numërimi i votave po vijon në Tiranë dhe Durrës, ku kryesojnë deri më tani socialistët, ish-kryeministri Sali Berisha ashtu si kryetari i PD Lulzim Basha kanë vendosur ta presin në heshtje rezultatin.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha është ndalur te stërvitja ushtarake e NATO-s ku merr pjesë ushtria e SHBA dhe 25 vendeve të tjera, anëtare te NATO-s.

“Fillon ne Shqiperie stervitja ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21”.

Miq, ne Shqiperi ka filluar stervitja e madhe dhe e rendesishme e Aleances se Atllantikut te Veriut me pjesmarrje te rendesishme te ushtrise se SHBA dhe 25 vendeve tjera anetare te NATO-s.