Neritan Liçaj ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndonëse opozita pësoi një humbje të thellë në
këto zgjedhje.
Liçaj deklaron se do të vazhdojë të bëjë thirrje “Rama ik” , pasi pretendon se të gjitha thirrjet e tjera i duken tentativa për të ndihmuar Ramën në këtë moment.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se kreu i qeverisë largohet vetëm nëse të gjithë bashkohen
për ta rrëzuar.
“Unë vazhdoj të jem për vetëm një thirrje Rama ik! Të gjitha thirrjet e tjera më duken tentativa për të ndihmuar Ramën në këtë moment.
Mua Rama ma ka vënë shkelmin në fyt, e askush tjetër. Rama nuk ikën do thoni ju! Ikën nëqoftëse bashkohemi të gjithë për t’a rrëzuar… por kjo bëhet të bashkuar, jo të përçarë si zoqtë e korbit. Diktatori është Rama. Shumë e thjeshtë. Kështu e mendoj unë të paktën”, shkruan aktori.