Kompania Apple ka lancuar kompjuterët e saj të ri iMac të cilët duket të jenë të mrekullueshëm për nga funksioni, por nga dizajni lënë për të dëshiruar.
Përsa i përket funksionit, cipi 8-bërthamor M1 do të jetë dy herë më i shpejtë se iMac i fundit. Kamera dhe mikrofoni do të jenë perfekte dhe tastiera po ashtu. Ekrani do të jetë super, por problemi është se ngjyrat janë të çuditshme. Ju mund të keni një kompjuter blu, jeshil, të verdhë, rozë, portokalli, vjollcë dhe (fatmirësisht) argjendi.
Por, edhe nëse zgjidhi ngjyrën pastel ose ngjyrën argjend, nuk do të shpëtoni nga pamja e çuditshme e iMac. Mbetësja e kompjuterit dhe korniza e bardhë e bëjnë akoma më të çuditshme ekranin tuaj.
Korniza ishte vështirë e dukshme në iMac-et e kaluara, sepse ishte e zezë, por e bardha bën kontrast me ekranin dhe mbajtësen, duke i dhënë ekranit një pamje seriozisht të çuditshme.
iMac është i trashë 11.5 milimetra, që i bie sa gjysma e trashësisë së një iPhone 12, dhe peshon më pak se 5 kg.