E ardhmja e Olivier Giroud mbetet një rebus. Sulmuesi francez, i cili do të mbushë 35 vjeç më 30 shtator, pëlqehet në Itali.
Sipas FcInterNews.it, Seria A është një destinacion që pëlqehet nga ylli i Chelsea-t, i cili mendon se ka karakteristikat e duhura për futbollin italian.
Inter, Juventus dhe Roma janë skuadra më të interesuara për kampionin e botës. Të tre klubet e Serisë A mësohet të kenë nisur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kontaktet me përfaqësuesit e Giroud.