Disa thashetheme të dala nga persona të brendshëm thonë se Apple po bën disa ndryshime kryesore në dizajnin e iPhone 13 që do dalë në Shtator të këtij viti.

Ndryshimi i dukshëm është se pjesa ku vendoset kamera ballore në ekran po zvogëlohet. Kjo pjesë e ekranit përmban Face ID dhe teknologjinë e skanimit të fytyrës. Sipas ekspertëve të teknologjisë mendohet që ky model i ri do të rikthejë dhe teknologjinë e Touch ID.

Blogu japonez i Apple MacOtakara ka ndarë modelin e këtij dizajni të ri. Blogu është i njohur për shpërndarjen e informacioneve nga Apple në botën e teknologjisë dhe zbulon dizajnet sekrete përpara publikimit të tyre zyrtar. Sipas MacOtakara, pjesa ku është vendosur kamera ballore do të tkurret nga 34.83 mm në vetëm 26.8 mm dhe lartësia e saj do të rritet nga 5.3 mm në 5.35 mm. Kjo do të thotë se do të jetë më i gjatë dhe dukshëm më i gjerë. Zvogëlimi i kësaj pjesë do i japë përdoruesve të iphone-ve më shumë hapësirë në ekran.

Apple nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këto ndryshime dhe nuk mendohet se do kemi një deklaratë zyrtare nga Apple deri në zbulimin zyrtar në Shtator.