Analisti Mero Baze në një shënim në rrjetet sociale ka ironizuar zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të kreut të PD-së Lulzim Bashës, pas thirrjeve të Xhelal Mziut në Dibër që të përsërisin ngjarjen në Elbasan. Baze shkruan se ato kanë 6 muaj që kanë prodhuar një Bashë të butë, por astaj vjen Xhelali si dallgë deti dhe fshin gjithë kështjellën e rërës duke i kthyer në origjinë.
‘Mendo pak për ekipin izrealit të PR të Bashës. Kanë gjashtë muaj kanë prodhuar një Bashë të butë, që gatuan, bën mësimet me vajzën, tregon besnikërinë ndaj gruas, na bën për të qeshur me gafa, bën pazar me Teta Verën etj. Pastaj vjen Xhelali si dallgë deti dhe fshin gjithë kështjellën e rërës duke i kthyer në origjinë.’- shkruan Baze.