Botuesi i gazetës TemA, ka ironizuar liderët e opozitës, pas humbjes së thellë ndaj Edi Ramës.

Kjo, duke qenë se edhe pse tashmë fitorja e PS është konfirmuar, vetëm Ilir Meta, në mënyrë surprizë, ka pranuar humbjen, ndërkohë që Lulzim Basha dhe Albin Kurti, që vendosi të provojë veten edhe në Shqipëri në këto zgjedhje, nuk e pranojnë se kanë humbur.

“Nga gjithe lideret opozitare qe garuan me 25 prill, vetem Ilir Meta e ka njohur humbjen.

Lulzim Basha dhe Albin Kurti po konsultohen çfare te bejne”, shkruan Baze.