Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, deputetet Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Eduard Selami, gjate celjes se punimeve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike, ku marrin pjese 7500 delegate qe perfaqesojnë 101 mije anetare te PD nga e gjithe Shqiperia./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Lawmakers, Sali Berisha, Edi Paloka, Tritan Shehu and Eduard Selami, during National Assembly of Democratic Party.

24 Prill- Ish- ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja, ka reaguar pas akuzave të PD për procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Duke e konsideruar vaksinimin një histori suksesi, Koja shkruan se Shqipëria nuk ka më nevojë për politikanë të skaduar.
Koja nënvizon se Shqipëria është nder vendet lider në vaksinimin antiCOVID dhe procesi po tenohet të politizohet nga PD, per faktin se, sic shprehet ai, i kane keq punet me zgjedhjet.

Reagimi i plotë:

VAKSINAT QE U JANE KTHYER NE TMERR POLITIKANEVE TE PIRAMIDAVE

E provuan per me shume se nje vit te perfitonin politikisht nga pandemia, nuk arriten.
E provuan te akuzonin mjeket dhe Ramen se po fshehin vdekjet nga COVID, por jo vetem deshtuan, por edhe perfunduan ne qesharake, teksa fituan edhe armiqesine e nje komuniteti te tere mjekesor, packa se ne ata qe akuzonin bente pjese edhe nje ish minister shendetesie.
Filluan te lumturoheshin teksa akuzonin se qeveria ishte e paafte te siguronte vaksinat, por lumturia iu kthye ne depresion pas 11 janarit dhe ne halucinacion sot kur Shqiperia eshte nder vendet lider ne vaksinim.
Por nderkohe filloi fushata elektorale, dhe ketyre ish ministrave u duhen vota, se nuk votohen me. Dhe shpiken akuzen e fundit se vaksinat qenkeshin te skaduara??!! Sigurisht qe akuzat jane plotesisht te verifikueshme nese qendrojne apo jo, nga institucionet pergjegjese te vaksinimit dhe te drejtesise! Por nuk eshte ketu ceshtja, madje as per vete akuzatorin. Ceshtja eshte se ish ministri i ka keq punet per zgjedhje, sepse nuk e votojne! Nuk e votojne, sepse shqiptaret, kur nuk harrojne tmerret e kohes se Enver Hoxhes, nuk kane si harrojne qe ky ish minister shendetesie akuzator i PD, ka qene kryetar i PD ne kohen e tmerrit te piramidave, ka qene kryetar i PD ne kohen e lulezimit te firmes famekeqe “Shqiponja” qe mbahet mend nga shqiptaret e post vitit 90, si shkelesja me e pacipe e embargos se naftes qe OKB i kishte bere kasapit Milloshevic, etj etj….
Prandaj ceshtja eshte shume me e thjeshte: Shqiperia nuk ka me nevoje per keta politikane te skaduar!!
Vaksinimi eshte histori suksesi. Kete po e shikojne shqiptaret perdite, qe po vaksinohen pa i pyetur apo diferencuar kush nese jane te majte apo te djathte!! Te tjerat jane histori: ” dum baben”.