Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53 vjet. Por në ndryshim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.
Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ka qenë gjithashtu edhe kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.
Thaçi ndodhet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Ndaj tij edhe 3 ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi rëndojnë akuzat për veprat penale të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.