Ekspertja e komunikimit dhe ish zedhenese e Berishes, Erla Mëhilli e cilësoi të gabuar faktin që krahasohet rritja e PD në rezultatin e këtyre zgjedhjeve me ato të 2017. Teksa theksoi se është ende herët për të folur për gjëra të sakta kur nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, znj. Mëhilli tha se nga ajo që shihet deri tani, PS ruan pozitat e zgjedhjeve për 2017, por për PD zgjedhjet e 2017 ishit momenti më i keq politik, i krahasueshëm me 1997, ndaj nuk duhet bërë ky krahasim.
E megjithatë sipas saj, nuk ndodhi ndryshimi i madh për të cilin fliste kryedemokrati Basha.
“Praktikisht e llogarisim këtë rritje të PD me 2017 që është momenti më i keq i PD i krahasueshëm me ‘97, ku në 1/3 e territorit, PD nuk kishte komisionerë dhe mori 28 për qind të votave.
Nuk më duket sukses të krahasohet me 2017 as me 2013. Nuk ka ndodhur ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin për të cilin fliste z. Basha”, u shpreh Erla Mëhilli.