Ermal Mamaqi ka vendosur që të braktisë PD dhe të mbështesë në zgjedhjet e 25 prillit Partinë Socialiste duke vlerësuar dhe kandidatët e saj. Përmes një postimi në facebook, Mamaqi ka rrëfyer për herë të parë dhe një histori se si kandidati socialist Toni Gogu e ka ndihmuar në momentet më delikate të jetës së tij.
Është pikërisht kandidati socialist që paguante pa e treguar emrin e tij leksionet për kitarë të Ermal Mamaqit kur ky ishte i varfër, duke ia shtruar rrugën drejt artit dhe suksesit.
Postimi i plotë: Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd…
Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike… Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija.
Doja shumë të mësoja kitarrën por e kisha të pamundur të paguaja kursin…
Një mik nga Kisha Rilindja(Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim… Por nuk e thosh emrin.
Nuk dija kë të falenderoja atëherë… ishte mister i bukur.
Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni.
Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarën.
Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja t’ja prishja zbulimin tim kokëfortë.
Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti.
Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë.
Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë.
Suksese Toni Gogu.
Shihemi në majë…
#tek nr 12 do kërkoj nr 11