Italia ka bërë të detyrueshme vaksinën kundër Covid për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe farmacistët, sipas një dekreti të ri të miratuar të mërkurën.
Qeveria tha përmes një deklarate se masa u prezantua për të mbrojtur stafin mjekësor, pacientët dhe njerëzit e pambrojtur që janë të rrezikuar ndaj Covid. Punonjësit e kujdesit shëndetësor që refuzojnë vaksinën mund të mos marrin pagën.
Janë zgjatur gjithashtu kufizimet e koronavirusit deri në fund të prillit. Përjashtimi i vetëm do të jetë për nxënësit deri në 14 vjeç të cilët do të duhet të kthehen në shkollë edhe nëse ndodhen në një “zonë të kuqe”, sistemi më i rreptë me tre nivele që Italia ka miratuar për të frenuar përhapjen e virusit.