Milani ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, teksa deri në janar, mbajtën vendin e parë në renditje, pro dëmtimet e shumta dhe infektimet me Koronavirus, bënë që kuqezinjtë të shfaqin probleme dhe në fushë, ku tashmë janë plot 11 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Interi.
Megjithatë gjithmonë objektivi i drejtuesve të Milanit ka qenë të renditen në 4 vendet e para, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër. Meritë për formën e shkëlqyer të Milanit këtë sezon ka padyshim edhe trajneri Stefano Pioli. Ky i fundit ka bindur drejtuesit dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për sezonit tjetër.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesi kuqezi kanë vendosur për të ardhmen e trajnerit dhe ai do të jetë në drejtimin e skuadrës edhe për sezonin tjetër, edhe nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve.