Një ngjarje qesharake ka ndodhur një natë më parë ne emisionin “Të paekspozuarit”. Bëhet fjalë për një mesazh të mbërritur në telefonin e moderatorit Ylli Rakipi, por që ka nxjerrë blof dërguesin e SMS.

Gjatë një debati mes të ftuarve në studio dhe mjekut Pëllumb Pipero, Rakipi ka marrë një mesazh nga doktori në emigrim, Erion Dasho.

“Shiko çfarë thotë kolegu tënd, Erion Dasho. Zoti Ylli sot janë vaksinuar 10% e popullatës. Kurse sëmundjen e kanë kaluar 50%. Për më tepër me një dozë efektshmëria e Sinovac është 3%. Pra nuk ka asnjë lidhje me sezonin. Të lutem pa përmendur emrin… Ouuuu!!! Po ne e përmendëm tani emrin…” – tha Rakipi, i cili pa dashje i nxori identitetin mjekut që tentoi të sulmonte procesin e vaksnimit si anonim.

Për më tepër ndiqni videon: