Duke nisur nga dita e nesërme 29 prill 2021, në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Nëpërmjet një njoftimi OSSH bën me dije se pas përfundimit të investimit për rikonstruksionin e NST Kashar, do të stakohet energjia për shkak të kalimit me furnizim energjie të fiderave të rinj 20kV, nga skema provizore në skemë përfundimtare.
Gjithashtu janë njoftuar oraret përkatëse dhe zonat ku do të ketë stakohet energjia.
Ndërkohë ndërprerje do të ketë pjesërisht bizneset Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, gjatë ditës premte.
Më poshtë oraret e kufizimit të energjisë në zonat përkatëse:
09:00-10:00
Ujësjellësi Bërxullë, Pompat Ujësjellësi Laknas, Depo Farmaceutike, Shkolla Epoka, Turku Ozal
10:00-11:00
Ald-Kris Derby, Agroplast, FPM
11:00-12:00
Stela, Diekat
12:00-13:00
ATLAS shoqëri mielli
13:00- 14:00
City Park
14:00-15:00
QTU, Red Bull, Euro-Max
16:00- 17:00
Spitali Hygeia
17:00- 18:00
Tirana Biznes Park
30 prill
09:00-10:00
Pjesërisht bizneset Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë