Eshtë zbardhur kallëzimin i Bledar Gogës specialist në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Vaqarr kundrejt ish-kreut të Policisë së Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vaqarr, ku është dhunuar dhe kërcënuar nga përfaësues të PD, teksa ka qenë duke shpërndarë ushqime për iftar te besimtarët myslimanë.

Ai thotë se ka qenë së bashku me shoferin e njësisë administrative Vaqarr Artur Myrta duke shpërndarë ushqime te familjet në nevojë dhe te moshat e treta në kuadër të bashkëpunimit të njësisë me fondacionin Firdeus në kuadër të muajit të Ramazanit. Bledar Goga thotë se në një nga shtëpitë që ka shpërndarë ushqim u kanë bllokuar rrugën Shaqir Kusi me disa të tjerë duke i kërcënuar. Pasi është futur në shtëpinë që ka shpërndarë ushqimin thotë se ka telefonuar policinë.

“Sapo kem ndaluar tek dera nga shtepite po ne lagjen Ibra na ven nje automjet fuoristrade G klas me ngjyre te kuqe me te zeze dhe me vjen nga pas duke na bllokuar rrugen pasi rrugica ishte pa dalje dhe zbresin nga makina shteasit Shaqir Kusi dhe nje djale tjeter qe nuk ja da emrin dhe filluan te filmonin dhe benim video njëkohesisht dhe duke na kercenuar me fjalët…do ta bej trupin vrima vrima,do te * robt, u bere dhe ti te shperndash ushqime per njësinë Administrative o kurve si dhe shume fjale te tjera kercenuese dhe ofenduese qe une nuk mund ti përmend. Pastaj tenon te me guaje me grusht brenda ne makinë une i shmangesha goditjeve.

Me pas Shaqiri ikën ne drejtim te makinës së tij nderkohe po kercenonte duke me thene qe po merr pistoleten dhe do të ma bëjë trupin vrima vrima dhe shoku i tij improvizonte sikur po e pengonte të merrte pistoletën. Une krijova pershtypjen se me te vertete po merrte armen nga automjeti dhe jam larguar menjehere nga frika dhe jam futur tek banese qe kisha dhene ushqimin. Nderkohe Arturin e bllokuan keto dy persona dhe e detyruan te linte makine hapur dhe te largohej dhe ai erdhi brenda baneses ku isha dhe une”, tha ai.

Me ardhjen e policisë aty kanë shkuar dhe kandidati për deputeti i PD Belind Këlliçi me disa të tjerë duke bërë video. Policia i ka kërkuar Gogës të hypë në makinën e tij por në sediljen e pasme të saj ka hypur dhe Florenc Hoxha i cili e ka goditur dhe e ka kërcënuar.

“Ku ne ate moment fillos perseri Arlind Kusi vellai i Shaqir Kusit te kercenonte me jete do te vras fare mbaje mend ca do te bej une ty. Dhe me pas ka ardhur kandidati per deputet Belind Kellici me shume njerez dhe filluan te benin video dhe foto pa fund dhe me pas ka ardhur shefi i Policise Kriminale dhe me nxorri nga shtepia dhe me tha qe te hyp tek makina ime ku pasi kam hypur ne makinë ka ardhur dhe nje punes policie (patrulle) dhe mbrapa ka hypur nje person qe nuk e njihja dhe ka hapur xhamin e pasem te makines ku ka ardhur ne person i cili ishte ne fillim me Shaqir Kusin duke me kërnëcënur.

“Gjate rrugës filloi të me kercenonte ky person qe ishte mbrapa duke me thenë me mua se kush jam shoku qe te me njohesh,dhe sapo kthehen ta shoh ai thote se une jam Florenc Hoxha dhe do kesh degjuar per mua. Po shperndani ushqime në këmbim të votes po shperndani zarfe me leke ju legenat e njësisë. Në atë moment telefon një shok dhe në atë moment më ka goditur me grushte anash sytrit mbrapa veshit dhe më ka kapur për fyti. Falë shmangies time shmanga një tragjedi karambol se isha në timon. Dhe po bente gjatë gjithë kohes kontrolle në makinë”, tha ai.

Kallëzimi e plotë: Dhe kam qe ne kohen kur ka filluar muaj i madherueshem i Ramazanit Njesia Administrative Vaqarr ne bashkepunim me fondacionin Firdeus kane një marreveshje bashkepunimi me qëllim dhënien pa shpërblim të produkteve ushqimore në formatin katering për familje në nevoje dhe mosha të treta gjatë muajit të Ramazanit por edhe më shumë.

Ditën e sotme si dhe ditët e tjera më përpara shpërdarjes e ushqimeve e kam realizuar unë te cilet i kam marre prane pikes se shperndarjes pas Kompleksit Delijorgi.

Dhe sot me konkretisht ashte ora rreth 16.35 me telefonon Artur Myrta i cili eshte shoferi i Njese Adminstrative Vaqarr dhe me kerkoi te dilja nga shtepia sepse kishte marre ushqimet per banoret per iftarin dhe dola ne lagjen Ibra ku une isha tek shtëpia e vjehrrit tim dhe dola ku hypa ne makine me Arturin ne mjetin e punes i cili eshte nje met tipi SKODA me ngjyre te kuqe me targe AA 043 EC adhe kemi filluar shpërndarjen e ushqimeve ne baze te marreveshjes sic e theksova dhe me sipër.

Sapo kem ndaluar tek dera nga shtepite po ne lagjen Ibra na ven nje automjet fuoristrade G klas me ngjyre te kuqe me te zeze dhe me vjen nga pas duke na biokaar rrugen pasi rrugica ishte pa dalje dhe zbresin nga makina shteasit Shaqir Kusi dhe nje djale tjeter qe nuk ja da emrin dhe filluan te filmonin dhe benim video njëkohesisht dhe duke na kercenuar me fjalët…do ta bej trupin vrima vrima,do te * robt, u bere dhe ti te shperndash ushqime per njësinë Administrative o kurve si dhe shume fjale te tjera kercenuese dhe ofenduese qe une nuk mund ti përmend. Pastaj tenon te me guaje me grusht brenda ne makinë une i shmangesha goditjeve.

Me pas Shaqiri ikën ne drejtim te makinës së tij nderkohe po kercenonte duke me thene qe po merr pistoleten dhe do të ma bëjë trupin vrima vrima dhe shoku i tij improvizonte sikur po e pengonte të merrte pistoletën.

Une krijova pershtypjen se me te vertete po merrte armen nga automjeti dhe jam larguar menjehere nga frika dhe jam futur tek banese qe kisha dhene ushqimin.

Nderkohe Arturin e bllokuan keto dy persona dhe e detyruan te linte makine hapur dhe te largohej dhe ai erdhi brenda baneses ku isha dhe une.

Aty neve i kemi vezhguar veprimet e tyre te cuilet u futen brenda ne makne dhe po kontrrollonin gjithe makinen,dhe pastaj filluan duke ardhur dhe makina te tjera me njerez,dhe me pas po vareshin tek hekurat e kangjellave dhe po me kercenonin duke me thene qe…hajde dil ketu duke thënë fjalë të pista dhe fjale te tjera kërcënuese.

Dhe i ndjere i frikesuar dhe i kercenuar i kam telefonuar dy here ne nje interval kohor prej 10 minutash nga njera- Policise se Shtetit ku kam kerkuar ndihmen se realisht po me kercenohej jeta sepse turma po vinte gjithmone dhe po behej me e madhe,dhe njerezit filluan te irritioheshin dhe duke e rritur shkallen e presionit dhe kercenimit.

Dhe me pas kane ardhur patrrulla e Policise.

Sapo kam dale te komunikoj me patrrullen e Policise dyert e makines time ishin ta hapura dhe i kerkoj punonjesve te patrrulles te mbyllnin dyert e makines,dhe pasi i mbyllen dyert i mbylla me pult.

Ku ne ate moment fillos perseri Arlind Kusi vellai i Shaqir Kusit te kercenonte me jete do te vras fare mbaje mend ca do te bej une ty.

Dhe me pas ka ardhur kandidati per deputet Belind Kellici me shume njerez dhe filluan te benin video dhe foto pa fund dhe me pas ka ardhur shefi i Policise Kriminale dhe me nxorri nga shtepia dhe me tha qe te hyp tek makina ime ku pasi kam hypur ne makinë ka ardhur dhe nje punes policie (patrulle) dhe mbrapa ka hypur nje person qe nuk e njihja dhe ka hapur xhamin e pasem te makines ku ka ardhur ne person i cili ishte ne fillim me Shaqir Kusin duke me kërnëcënur.

Gjate rrugës filloi të me kercenonte ky person qe ishte mbrapa duke me thenë

me mua se kush jam shoku qe te me njohesh,dhe sapo kthehen ta shoh ai thote se une jam Floren Hoxha dhe do kesh degjuar per mua. Po shperndani ushqime në këmbim të votes po shperndani zarfe me leke ju legenat e njësisë.

Në atë moment telefon një shok dhe në atë moment më ka goditur me grushte anash sytrit mbrapa veshit dhe më ka kapur për fyti. Falkë shmangies time shmanga një tragjedi karambol se isha në timon. Dhe po bente gjatë gjithë kohes kontrolle në makinë./Shqiptarja.com