Pas fitores së thellë të Partisë Socialiste për herë të tretë, shumë mbështetës së Partisë Demokratike kanë kërkuar largimin e kreut të kësaj partie, Lulzim Bashës.

Mirëpo, ndryshe nga të tjerët reperi i njohur, Stresi ka ndalë në mbrojtje të Bashës duke thënë se dorëheqjen e tij ta harrojnë të gjithë ata që e kërkojnë.

Stresi shton se gjithçka sapo ka filluar dhe nuk do të dorëzohen lehtë pasi këtë kauzë e kanë amanet nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Per te gjithe ju demokratet qe doni dorheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrsira plehra… Partia Demokratike E Shqiperise Eshte Shtepia Jone… Jeni Mbledh Disa Buburreca Blla Blla Blla Kot . Ne Nuk Dorzohemi Nga Kauza Jone E Kemi Amanet Nga @saliberisha_official Dhe Do Ta Cojm Deri Ne Fund”, shkruan Stresi krah videos në të cilën shihet duke përshëndetur Lulzim Bashën.