Jose Mourinho ka folur sot për herë të parë që prej shkarkimit te djeshem nga Tottenham, duke kritikuar gazetarët e mediat që vijojnë të mbeten jashtë shtëpisë së tij në Londër.
Trajneri i njohur portugez është shkarkuar nga skuadra e Tottenham pasi ra në vend të shtatë në Premier League, pasi ishte në vend të parë në nëntor, si dhe është eliminuar nga kompeticioni Europa League.
Që prej ardhjes në Londër 17 muaj më parë, 58-vjeçari ka fituar vetëm 44 ndeshje nga 86 të drejtuara.
Trajneri “u shfry” ndaj kamerave jashtë shtëpisë së tij, teksa u xhirua nga gazetari i rrjetit ‘Sky Sports’, Gary Cotterill.
Në pamjet që kanë marrë rreth 500,000 shikime brenda një ore, Mourinho thotë: “Këtu nuk ka privatësi. Edhe miku im Gary po më shqetëson. Kjo paska qenë jeta ime!”
Në imazhe të tjera 58-vjecari shihet duke marrë sendet private nga shtëpia e tij, mes të cilave dhe foto të mëdha nga karriera. “Nuk do të flas. Ju më njihni”, tha Mourinho.
Gazetarët e pyesin: “A do t’ju shohim përsëri së shpejti? Pak pushime për të karikuar bateritë?”
Por Mourinho nuk stepej në përgjigjet e tij: “Nuk ka nevojë. Nuk ka nevojë për pushime e për bateri.”
I pyetur nëse do të rikthehet në futboll, 58-vejçari tha: “Unë jam gjithmonë te futbolli.”
Mourinho zëvendësoi argjentinasin Mauricio Pochettino në nëntor 2019 në krye të Tottenham. Ai arriti sukses të moderuar duke ringritur skuadrën në vend të gjashtë në sezonin 2019/20.
Shkarkimi i tij fatkeq erdhi disa ditë para se Tottenham të ukajnë në finalen e kupës “së vogël” vendase Carabao Cup, pasi eliminuan Everton në një ndeshje të vështirë që përfundoi 5-4.