Pozicioni i Andrea Agnelli-t, numri një i Juventus-it, ka ndryshuar rrënjësisht në 48 orë: nga protagonist bashkë me Florentino Perez të një ‘grushti shteti’ ndaj futbollit europian te mundësia për të lënë presidencën e Zonjës së Vjetër pas dështimit të Superligës.

Sipas Corriere della Sera, Alessandro Nasi, kushëri i Andrea Agnelli, mund të jetë njeriu i duhur për të marrë vendin e tij në drejtim të Juventus-it. Nasi është edhe zëvendëspresidenti i Exor.

Ndër të tjera, ai njihet edhe si partneri i Alena Seredova, ish-gruaja e Gianluigi Buffon, portieri i dytë i bardhezinjve.