Luciano Moggi, ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, është kthyer të flasë për bardhezinjtë dhe situatën e krijuar. Në një interviastë për për programin TuttiConvocati, Moggi u ndal te Pirlo, sezoni, por edhe sigurisht te lojtarët që u dënuan nga klubi dhe sot u rikthyen në stërvitje.
“Nuk mendoj se e ardhmja e Pirlo mund të vendoset të mërkurën”.
“Jam i bindur që Juventusi do të zhvillojë një ndeshje të mirë. Napoli vuan shumë, ndoshta bardhezinjtë mund të përshtaten mirë dhe të marrin një rezultat pozitiv”.
“Efektet speciale të Ronaldos kanë mbaruar dhe ndoshta fantazia e Dybala po mungon. Juve luan pjesërisht… Chiesa tani është më i mira nga të gjithë. Aktualisht Juventusi duhet të luftojë për kualifikimin në Champions League”.
Festa dhe tre të dënuarit – “Nëse shkoni në ndonjë shtëpi sot me siguri do të gjeni më shumë njerëz se 7-8 persona. Diçka e bujshme ka dalë sepse ata ishin lojtarë të Juventusit dhe u bë zhurmë e madhe. Unë nuk do t’i kisha hequr nga skuadra. Do t’i kisha aktivizuar në fushë”.