Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Për më tepër dyshimet u shtuan pasi Tea vendosi ta fshinte këtë video nga llogaria e saj.
Mirëpo Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.
“Atë që ke bërë video aman ça e ke burrë?”, e ka pyetur një ndjekës Tean. “Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo.
Kjo do të thotë se Tea nuk e ka harruar ende Beartin dhe nuk e dimë nëse ndjehet gati për të nisur një lidhje të re. Nga ana tjetër, Bearti ka treguar se po fokusohet tek vetja pas ndarjes nga Tea dhe nuk dëshiron që të përfshihet në një lidhje të re. Madje, një ndjekëse i ka propozuar të lidhen bashkë, por përgjigjja e tij ishte kjo:
“90% pyetjeve janë keshtu, jo s’jam duke mendu per asnje lloj lidhje per momentin”