Fitorja kundër Laçit me rezultatin minimal 1-0 i ka dhënë kryesimin e Superligës Teutës në javën 26. Goli i Dejvi Bregut në pjesën e dytë ka mjaftuar për të marrë tre pikët ndaj një kundërshtari që pas kësaj humbje renditet në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se durrasakët.

Kryeminin Teuta e mori edhe falë barazimit pa gola të Vllaznisë me Partizanin, e cila ishte edhe supersfida e kësaj jave. Rezultati 0-0 i heq mundësinë e udhëheqjes Vllaznisë për shkak të ndeshjeve direkte me Teutën pavarësisht se ndodhën në kuotë të barbartë pikësh. Për Partizanin e Dajës vetëm vendi i katërt, por mbetet në garë pasi ashtu si Laçi është vetëm 2 pikë larg kreut. Ndërkohë të dielën do luhen tre ndeshjet e tjera të kësaj jave me Tiranën që pret Apoloninë e vendit të fundit.