Kandidati që mban numrin 20 në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Plarent Ndreca, i cili eshte edhe jurist në profesion ka komentuar publikimin i nje databaze me të dhënat personale të qytetarëve.
I ftuar mbrëmë në “Çim Peka Live”, Ndreca thotë se vetëm karta e identitetit është e dhënë personale, adresa dhe numri telefonit nuk janë. Ndreca gjithashtu thekson se databasen e merr çdo parti politike.
“Për mua, e vetmja e dhënë personale është ID (karta e identitetit). Është një institucion që i mbron të dhënat personale të qytetarëve. Database e merr çdo parti politike. Numri i telefonit nuk është e dhënë personale. As adresa nuk është e dhënë personale”, tha Ndreca.