Dashi-Personat që i përkasin kësaj shenje kanë një intuitë të natyrshme të fuqishme, të përforcuar nga aftësia e tyre për të studiuar çdo situatë përreth dhe duke mos lejuar të bien pre e mashtrimeve. Ata ndjekin thirrjen e tyre të brendshme për të ndërmarrë veprimet e duhura, sepse e dinë se gjithçka që vjen nga mençuria e brendshme është e saktë. Për këtë dëgjojnë dhe zbatojnë këshillat e tyre të brendshme.

Shigjetari-Shumë i konsiderojnë personat e kësaj shenje si njerëz me të vërtetë me fat. Kjo për shkak se ata gjithmonë duket se bëjnë zgjedhjet e duhura, duke ndjekur me hapa të sigurtë rrugën e tyre dhe duke i bërë ballë çdo negativiteti që vjen në drejtim të tyre. E vërteta është se fati i tyre është vetëm intuita. Shigjetarët janë në sinkron me veten dhe kjo bën që gjithmonë të jenë në avantazh.

Ujori-Për Ujorin, leximi i situatave dhe qëllimeve të përditshme të njerëzve të tjerë është e lehtë, një gjë që ata e bëjnë natyrshëm ndryshe nga të tjerët. Ata janë njerëz me të vërtetë inteligjentë, të cilët kanë mësuar të përdorin intuitën në avantazhin e tyre, si dhe duke kontribuar në lumturinë dhe suksesin e atyre që kanë përreth.

Peshqit-Personat që i përkasin kësaj shenje ndjejnë gjithçka me më shumë intensitet. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ata mund t’i kuptojnë njerëzit ose situatat me të cilat ata përballen. Megjithëse në disa momente mund të duket sikur jetojnë në një tjetër planet, Peshqit vazhdimisht vëzhgojnë gjithçka përreth tyre dhe shfrytëzojnë çdo gjë në favor të tyre, gjithmonë duke i qëndruar besnikë “busullës” së tyre të brendshme.