Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit vazhdojnë fushatën elektroraale me objektiv fitoren e mandatit të tretë radhazi. Në takimet e zhvilluara në njësitë administrative të Durrësit, kandidatët theksojnë se mandati i tretë do të jetë vazhdim i projekteve të mëdha që sapo kanë nisur në Durrës, të cilët do ta transformojnë plotësisht atë. Kandidatja Klodiana Sapahiu, e cila mban nr 4 në listën me 15 emra, në takimin e zhvilluar në Sukth me gra dhe vajza të zonës tha se në mandatin e ardhshëm do të bëjmë një transformim të madh njësisë administrative Sukth, e cila është më e madhja e bashkisë Durrës. Spahiu shtoi se: “Në pak kohë, Durrësi u godit nga dy fatkeqësi të rënda, tërmeti dhe pandemia. Ishte një tërmet i fortë, edhe Sukthi u godit rëndë, por qeveria ndërhyri dhe u angazhua menjëherë. Që të nesërmen e tërmetit njerëzit u sistemuan në hotele dhe nuk mbeti njeri jashtë. Kanë qenë vendimmarrje të vështira gjatë kësaj periudhe, por ne ditëm të punojmë fort dhe prandaj e kërkojmë mandatin e tretë, që të vazhdojmë më tej punët dhe projektet e nisura”. Klodiana Spahiu ka përmendur edhe disa nga reformat e vëna në zbatim nga socialistët, sic janë ajo për punësimin e mësuesve nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, apo infermierët tek portali “Infermierë për Shqipërinë”. “Zona juaj ka pësuar ndryshime të mëdha, është shndërruar tërësisht sistemi i furnizimit me energji elektrike. Shumë vetë nuk e paguanin energjinë, paguanin ata më të rregullit, të tjetër abuzonin, por sot kemi një gjendje krejt ndryshe. Kemi investime në sektorin e ujit të pijshëm, lagjet e Sukthit po furnizohen me 24 orë ujë të pijshëm. Nga ana tjetër jemi të ndërgjegjshëm se ka pasur përmbytje, por me masat e marra bënë që ta kalojmë situatën me dëme minimale”, -tha më tej Spahiu. Në lidhje me projektet më të mëdha, Klodiana Saphiu përmendi investimin për transformimin e portit tregtar në port turistik dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Një tjetër projekt, sipas Spahiut, është ai për ndërtimin e Eko-Parkut në Porto Romano. “Ju jeni dëshmitarë se si ka qenë gjendja e mbetjeve urbane, të cilat digjeshin dhe shkaktonin një ndotje masive për Durrësin dhe rrethinat e tij. Tani aty ska më mbetje dhe sipër fushave të plehrave po ndërtohet Eko-Parku, një pikë mjaft e rëndësishme rekreacioni që do të tërheqë shumë qyetetarë të Durrësit dhe përreth”, -tha Spahiu.
Emiriana Sako: Bashkia investon cdo vit për Sukthin afro 200 milion lekë
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ëshët shprehur në këtë takim se viti 2020 është përqendruar më së shumti tek eleminimi i pasojave të tërmetit dhe në këtë drejtim kemi bërë një punë të madhe. Duke përmedur shifra në lidhje me numrin e banesave të dëmtuara dhe numrin e familjeve që kanë përfituar nga granti i rindërtimit apo bonusi i qirasë, Sako tha se: “Nga procesi i rindërtimit ne kemi pasur në total 10256 familje që kanë marrë fonde nga grantet e rindërtimit DS1, DS2 dhe DS3. Kemi pasur në total 4800 familje që kanë përfituar bonus qiraje për ata që janë detyruar ti lënë shtëpitë e tyre dhe një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë ta marrin bonusin e qirasë. Kemi 1000 shtëpi që po rindërtohen nga e para në lagjen e re në Spitallë dhe 1000 të tjera në Manëz dhe njësitë e tjera adminisstrative. Kemi 32 objekte arsimore që po ndërtohen nga e para në gjithë territorin e bashkisë”. Në lidhje me atë se cfarë është bërë për rindërtimin në zonën e Sukthit, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako tha se: “Sukthi është njësia më e madhe administrative dhe ka marrë normalisht pjesën më të madhe. Këtu kanë përfituar 996 familje nga grantet e rindërtimit dhe 326 familje të tjera kanë përfituar bonusin e qirasë. Këtu 103 shtëpi do të ndërtohen nga e para, midis të cilave 40 janë në proces ndërtimi (një pjesë kanë përfunduar), ndërsa në Vadardhë ne kemi planifikuar që të ndërtojmë shtëpi të reja për cdo kurorë në familjet që kanë qenë me dy ose tre kurorë brenda. Kemi edhe 10 pallate që do ndërtohen nga e para në këtë zonë dhe ne do shtojmë numrin e hyrjeve në këto pallate në mënyrë që nëse ka të interesuar, të kenë mundësi të marrin hyrje me qira, sidomos ciftet e reja”.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe investitorët arabë po shohin projektet finale dhe shumë shpejt nis ndërtimi i tyre. Në total bashkia e Durrësit ka akorduar një shumë prej rreth 200 milion lekë, të cilat kanë shkuar për investime të ndryshme. Kryetarja Sako tha se: “Cdo vit afro 20 milion lekë të reja shkojnë për investime të ndryshme këtu në Sukth si dhe në Hamallaj, hidrovor, Perlat etj. Këtë vit kemi planifikuar investimin në rrugën hyrëse, nga autstrada deri tek Kthesa e Ariut si dhe një tjetër investim në rrugën Perlat-Hamallaj. Do të ndërtohen edhe dy qendra të reja shëndetësore, ku njëra është donacion nga “Tifozët Kuqezi”. Në zonën e Sukthit u ndërtuan dy shkolla të reja, së bashku me kopshtin. Investime të rendësishme janë bërë edhe nga Ujësjellës Kanalizime Durrës me fonde të bashkisë dhe buxhetit të shtetit. Aktualisht Vadardha furnizohet me 24 orë ujë, ndërsa së shpejti edhe lagje të tjera do të kenë të njëjtin orar furnizimi me ujë të pijshëm.