Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur në konferencë për shtyp në prag të super sfudës me Manchester United në Premier League.

“Në çdo situatë që mund të ndodhesh, si trajner i Liverpool-it ose lojtar, kjo është ndeshja e ndeshjeve”, ka thënë trajneri i Të Kuqve.

“Është vendi më i mirë për të luajtur pasi i ke parë të shënojnë 5 gola në 45 minuta. Mund të ndodhin shumë gjëra, duhet vetëm të jemi gati”, ka shtuar gjermani.

“Fitorja, e domosdoshme? Më shumë se 100%. nëse nuk fitojmë, nuk kemi mundësi të luajmë në Europë”.