Prej muajsh, ish konkurrentët e Përputhen Melisa Lleshi dhe Andi Shehi u përfolën për një lidhje dashurie.

Në daljet e tyre, e mohonin se ishin bashkë por fotot që publikoheshin në rrjet nga ndjekësit tregonin të kundërtën.

Ishte Tea, e cila e përforcoi edhe më shumë të vërtetën se Melisa dhe Andi ishin bashkë pasi në një nga rrëfimet e saj u shpreh se Andi kishte qenë i lidhur me një vajzë brenda programit.

Por më në fund çifti ka vendosur të konfirmojnë lidhjen e tyre. Në klipin e ri të Melisës, i ftuar special ishte Andi dhe fundi i klipit u mbyll me një puthje mes tyre.