Një ndër mërgatat shqiptare të cilat kanë luajtur një rol thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për Rilindjen kombëtare dhe çështjen shqiptare, ishte padyshim ajo në Rumani. Figura të shquara të kësaj mërgate kanë vendosur themelet ideologjike dhe financiare për krijimin e shtetit shqiptar, ndërsa kanë krijuar disa nisma vendimtare arsimore dhe kulturore. Një ndër figurat më të rëndësishme të mërgatës në Rumani ishte edhe Anastas Avramidhi – Lakçe, me origjinë nga Korça, transmeton lexo.com.al.
Ndër vetëtitë e tij më të shquara, ai ishte një patriot i flaktë dhe mbështetës i çështjes kombëtare, si dhe një bamirës i madh. Deri në fund të jetës së tij, ai nuk rreshti së kontribuuari për Shqipërinë dhe vendlindjen e tij, Korçën, përmes dhënies së donacioneve të ndryshme për ndërtime të infrastrukturës rrugore dhe shkollore, por edhe duke ndihmuar në lehtësimin e varfërisë të shqiptarëve të zakonshëm. Kontributi i tij më i rëndësishëm vjen për krijimin e shoqërisë “Drita”./Lexo.com.al/e.c.