Gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit në PD ku demokratët po kërkojnë largimin e Luzim Bashës pasi ka humbur disa zgjedhje radhazi.
Përmes një statusi në facebook, botuesi i gazetës Tema shprehet se Sali Berisha po terrorizon Bashën për mos njohjen e zgjedhjeve duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë dhe më pas terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojanë t’i rrahin.
Teksa poston dhe një foto nga filmi “The Godfather” bashkangjitur me një foto të Berishës, Baze shprehet se kjo që po ndodh është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.
“Sali Berisha terrorizon Lulin për mos njohjen e zgjedhjeve duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë, nga të cilët e shpëton për 5 minuta.
Pastaj terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojanë t’i rrahin.
Është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij”- shkruan Baze. (TemA)