Jeta e Ledri Vulës dhe partneres së tij, Sara Hoxha, ndryshoi përgjithmonë në dhjetor të vitit që lamë pas. Cifti u bekua me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin super të veçantë, Poem Blu. E vogla ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë personazhi kryesor i shtëpisë, dhe sigurisht bebushi më i famshëm në Instagram. Dyshja janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale dhe na kënaqin sytë sa herë i shohim.
Sara ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në InstaStory, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve. Njëri prej ndjekësve kuriozë i ka kërkuar partneres së reperit të publikojë një foto me Ledrin që Sara se ka postuar kurrë dhe bukuroshja s’ka hezituar ta ndajë me fansat. Në foton e publikuar, ata shfaqen akoma më të rinj, teksa shihen të përqafuar duken mjaft “cute” si gjithmonë.
Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën.
Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe. Siç të gjithë e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, ndaj nga Ledri si reper, nuk prisnim sugjerim tjetër veç këtij emri kaq domethënës për të.