Tronditje te Bayern Munich: Hans-Dieter Flick i ka kërkuar klubit të prishë kontratën e tij – me një afat të 2023 – në fund të sezonit… Kjo u konfirmua nga vetë trajneri duke folur për Sky Sport Germany:
“Unë i thashë ekipit sot se e kisha njoftuar klubin, pas ndeshjes në Paris, për dëshirën time për të zgjidhur kontratën në fund të sezonit. Unë thjesht doja t’ia tregoja ekipit pas ndeshjes sot, sepse ishte e rëndësishme për mua që ekipi ta dinte. Jam absolutisht i kënaqur me këta futbollistë, me qëndrimin e tyre, me cilësinë dhe jam mirënjohës që mund ta përfundoj sezonin me ta.
I falënderoj ata, dhe gjithashtu falënderoj klubin që më dha mundësinë të stërvis një ekip të tillë”. Tekniku nuk ka shtuar asgjë tjetër, por duket se në bazë të kësaj zgjedhje fillimisht ka mosmarrëveshje me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic, të cilat kanë bërë që marrëdhëniet midis palëve të tensionohen. Jo dytësore, sidoqoftë, mundësia, që Flick, të bëhet trajneri i ri i ekipit kombëtar si pasardhës i Joachim Low.