Pavarësisht angazhimit të fuqishëm të Ilir Metës, që ka ngritur shtabin electoral në Vlorë, LSI, sipas sondazheve, nuk merr dot asnjë mandat në këtë Qark.
Kjo ka tërbuar LSI-në, ndërsa nënkryetari i saj, Petrit Vasili, ka arritur deri aty se ta kërcënojë të parin e listës së LSI në Vlorë, Luan Rama, pasi mendojnë se ai është shitur tek Damian Gjiknuri.
“Tre mandatet në Vlorë e çojne listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë!
Jam vërtet shumë i impresionuar nga Anxhela Shenaj kjo vajzë e shkëlqyer e Vlorës.
Me këmbënguljen e jashtëzakonshme dhe dashurinë e saj për Vlorën ajo është një shembull shprese për mijëra të rinj.
Fitorja e qartë dhe e padiskushme e tre mandateve të LSI në Vlorë është detyrim i shenjtë për Vlorën dhe këta të rinj.
Vlora ka vetëm një alternative për të votuar; listën e kristalte të Anxhelës me shokët e shoqet e saj sepse Lista e Astirit dhe Dibrës të Gjiknurit dhe Qendros ka vetëm një fund, ate para drejtësisë”, shkruan Vasili, menjëherë pas bërjes publike të sondazhit, që tregon se LSI nuk merr dot asnjë mandat në Vlorë.