Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për këtë arsye Manchester City kërkon ta blindojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ylli anglez paguhet 30 mijë sterlina në javë aktualisht, por Citizens janë të gatshëm t’ia zgjasin kontratën deri në 2026-ën me një rrogë prej 100 mijë sterlinash në javë. Foden duhet trajtuar si një top player dhe ndoshta është i tillë që tani.