Marsi duket se ka rezultuar më pozitiv për turizmin pasi të dhënat flasin për një bilanc të përmirësuar të hyrjeve të shtetasve të huaj.
Sipas Instat, muajin e kaluar kanë hyrë në vend mbi 170 mijë shtetas të huaj, rreth 78.6% më shumë se në raport me marsin e kaluar, ku pandemia sapo kishte mbërritur në vend, e shtetet e huaja nxiruan të ndalonin fluturimet.
Me gjithë përmirësimin në mars, situate mbetet shumë larg normalitetit, pasi si raport tremujor, në vend kanë hyrë 513.7 mijë vizitorë të huaj, rreth 60 mijë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shqiptarët e Kosovës kanë parë edhe rritjen më të madhe të hyrjeve me 38.3% duke dominuar gati gjysmën e totalisht të hyrjeve me rreth 245.3 mijë shtetas, rreth 68 mijë më shumë se periudhën janar-mars 2020.
Nga ana tjetër, bllokimi i kufijve tokësorë dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë për një periudhë të gjatë për shkak të pandemisë, ka bërë që të tkurren ndjeshëm hyrjet nga Greqia dhe Anglia përkatësisht me rreth 83.5% dhe 70.5%.
Pjesa më e madhe e vizitave janë kryer për qëllime personale, kryesisht për pushime apo vizita te të afërmit, si dhe një pjesë e tyre për qëllime biznesi.
Në mars rritje ka parë edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë kufijve, me 255.7 mijë në total, rreth 45.6% më shumë se marsi i 2020-ës.
Ndërsa përgjatë tremujorit daljet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në 756.4 mijë, nga 1.1 milionë që ishte krahasuar me një vit më parë, duke parë një tkurrje me rreth 31.3%.