Kylian Mbappe thotë se nuk ka pasur përparim në nënshkrimin e një kontrate të re me PSG, mes spekulimeve që e lidhin atë me transferimin diku tjetër këtë verë. Ylli i PSG është lidhur me lëvizje drejt Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga, ​​si dhe te Liverpool në Premier League, me kontratën e tij aktuale që skadon më 2022.

“Nëse do të kishte përparime, unë do të kisha folur tashmë. Sigurisht, unë do të flas për këtë çështje kur ta kem vendosur me mendjen time”.

Mbappe, gjithashtu tha se është vënë nën një vëmendje më të ashpër të mediave sesa shumë nga kolegët e tij ndërkombëtarë, pjesërisht për shkak të statusit me kampionët e Ligue 1. Ai thjesht dëshiron të luajë për një klub ku ndihet i lumtur:

“Sigurisht që kritikat nga media të lodhin, veçanërisht kur luan për një klub në vendin tënd dhe jep gjithçka për ekipin tënd kombëtar. Pas një kohe, kritikat e njëjta bëhen të lodhshme. Është ndryshe për lojtarët që luajnë jashtë dhe kthehen këtu vetëm për ekipin kombëtar. Unë jam në Francë gjatë gjithë kohës, mediat flasin për mua shumë më tepër.