Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit sezonin 2021/22. Kështu ka thënë gazetari i “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol. Nga burime të sigurta, ai ka thënë se në Madrid, janë të bindur se Mbappe do ta veshë fanellën e bardhë. “Mbappe do të luajë në Madrid sezonin që vjen”, tha ai mes tjerash pas informatave të marra nga burime të afërta me klubin.

Mbappe ka kohë që është cak i Realit dhe duket se në vërë do të bëhet realitet. Ai shkëlqeu mbrëmë në Champions League, duke i shënuar dy gola Bayernit në fitoren 3-2 të Paris Saint Germain në ndeshjen e parë çerekfinale në “Allianz Arena”.