Ish-kapiteni dhe një nga figurat më legjendare të Kombëtares së Uruguajit, Diego Lugano, ka dhënë një nga mediat më të mëdha në Argjentinë, “Ole”. Lugano, 40-vjeccar tashmë, ka folur në lidhje me Kombëtaren e Uruguajit dhe Leo Messin.

Për argjentinasin, Lugano është shprehur se nëse Messi do të ishte uruguajan, Kombëtarja e tij do të kishte 2 Kupa Bote më shumë. Konkretisht, sipas Luganos, Uruguaji do të kishte fituar Botërorin e vitit 2010 në Afrikë të Jugut dhe atë të vitit 2014 në Brazil.

“Messi është gjenial. Nëse ai do të ishte pjesë e Kombëtares së Uruguajit në vitet 2010 dhe 2014, ne do të kishim dalë Kampionë Bote”, përfundoi Lugano. Uruguaji i drejtuar nga Oscar Tabarez ishte një nga surprizat e Botërorit të vitit 2010, ku mbërriti deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Holanda. Në vitin 2014, Uruguaji u eliminua që në fazën e 1/8-ave nga Kolumbia, me një gol të James Rodriguez.