Impenjimet intensive me fushatën elektorale, duket se e kanë shkëputur disi deputetin socialist Fatmir Xhafaj nga jeta familjare.

Pas përfundimit të fushatës, duket se heshtja zgjedhore i ka dhënë mundësinë për të kaluar pak kohë me mbesën e tij.

Ish kreu i komisionit të reformës në drejtësi ka publikuar në rrjetin social një moment familjar, duke e shoqëruar me dixhiturën:

“Pas shumë javësh intensive, më në fund gjetëm pakëz kohë për njëri-tjetrin, për të kaluar një nga ato mëngjeset plot paqe me mbesën! ”, shkruan Xhafaj.

Deputeti socialist në këto zgjedhje kandidon me numrin 23 në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.