Lionel Messit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe më pas mund të largohet nga Barcelona, për t’u transferuar në një tjetër klub, ku të ketë mundësinë të radhisë Topin e Artë numër ‘7’.
Gjithsesi, duket se dashuria për Barcelonën triumfon dhe argjentinasi do të qëndrojë në “Camp Nou”, ku ka kaluar momentet më të bukura në karrierë dhe u bë një nga më të mirët e historisë.
Këtë lajm e përforcon akoma më shumë veprimi i fundit i partneres së Messit, Antonella Roccuzzo. Kjo e fundit ka nisur të kërkojë për një tjetër shtëpi në Barcelonë.
Ky lajm është shpërndarë shpejt në mediet europiane dhe merret si konfirmim i qartë për qëndrimin e Messit, megjithëse ky i fundit ka shtëpi në disa qytete në mbarë globin.