Milan nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Sampdorias, duke konfirmuar edhe një herë tjetër që has shumë probleme në “San Siro”. Pas ndeshjes, trajneri Pioli foli për mediat, ku u shfaq shumë i zhgënjyer.

“Bëmë shumë pak për të fituar, edhe pse në fund mund të shënonim me Kessie. U futëm shumë vonë në lojë dhe ishim shumë të paqartë. Nuk jam aspak i lumtur me performancën që treguam sot. Ishte një ndeshje e komplikuar.

Formacioni? U mundova të aktivizoja lojtarët që ishin në formë dhe që kishin luajtur edhe me Kombëtaret e tyre. Ne kishim shumë pak ritëm sot, ndryshe nga faza e parë ndaj Sampdorias. Duhet thënë që kundërshtari ishte vendosur shumë mirë në mbrojtje.

Hauge? Bëri mirë sot dhe shpresoj që goli t’i japë akoma më shumë besim. Shënoi një gol shumë të rëndësishëm për ekipin. Saelemaekers si mbrojtës? Ka shumë karakteristika të mira për ta bërë atë rol, sidomos kur ekipi është përpara.”